E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga Arabe: OK bisedimeve direkte Izrael-AP

Vendet e Ligës Arabe të mbledhura në kajro të Egjiptit i dhanë dritën jeshile Autoritetet Palestinez për bisedime direkte me palën izraelite.

“Nëpërmjet bisedimeve direkte të mundësohet arritja e një paqeje të qendrueshme mes dy kombeve”, thuhet në deklaratën e Ligës Arabe.

Tashmë për organizatën e vendeve arabe i takon presidentit të AP, Mahmud Abas të përfshihet në bisedime direkte me palën izraelite.

Pas deklaratës së Ligës Arabe ka reaguar pozitivisht edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu i cili në një deklaratë për shtyp shprehu gatishmërinë e nisjes së këtyre bisedimeve me Autoritetin Palestinez brenda pak ditësh.

Vendimi i marrë prej vendeve arabe pritet të zhbllokojë proçesin e paqes në Lindjen e Mesme pasi bisedimet direkte mes dy palëve në konflikt janë refuzuar gjithmonë prej AP edhe pse janë kërkuar me ngulm prej Izraelit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›