Liga Arabe do i kërkojë OKB-së njohjen e Palestinës si shtet

Liga Arabe ka njoftuar se do i kërkojë OKB-së njohjen e Palestinës si shtet . Përmes një deklarate, Liga Arabe ka thënë se kërkesa do të jetë për njohjen e plotë nga OKB-ja, të Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor si shtet të pavarur, me Jerusalemin lindor si kryeqytet.
Liga Arabe ka thënë se do ta bëjë këtë kërkesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në shtator në Nju Jork.
Njoftimi është bërë pas një takimi të një komiteti monitorues arab ku mori pjesë edhe presidenti palestinez, Mahmud Abaz, në Katar.