E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga Arabe, pro bisedimeve Izrael-Palestinë

Liga Arabe i dha bekimin e saj planit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, për rifillimin e bisedimeve midis Izraelit dhe Palestinës.

Mbështetja publike u komunikua në një takim midis Kerryt dhe anëtarëve të Ligës Arabe, zhvilluar në Jordani.

Aktualisht, Kerry është në udhëtimin e tij të gjashtë në Lindjen e Mesme në pak muaj, çka tregon edhe fokusin e veçantë të Uashingtonit në këtë rajon gjatë këtij mandati të dytë të Obamës.

Bisedimet e drejtëpërdrejta midis Izraelit dhe Palestinës u ndërprenë dy vjet më parë për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me çështjen e vendbanimeve.

Megjithatë, pas ndërmjetësimit me të dy palët, Kerry e cilësoi veten si shpresëplotë, për rifillimin e këtyre negociatave delikate.

Diferencat janë ngushtuar ndjeshëm midis qëndrimeve të izraelitëve dhe palestinezëve në këto muajt e fundit, shtoi Sekretari i Shtetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›