E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Liga Unike, Bashkimi-Partizani dhe Flamurtari-Prishtina në duel

Bashkimi-Partizani dhe Flamurtari-Prishtina. Këto janë çiftet e gjysmëfinaleve të Ligës Unike “Shqipëri-Kosovë” në basketboll për femra, që më 15 dhe 16 mars do të luhen në Vlorë për të përcaktuar fituesen e edicionit të dytë të këtij aktiviteti.

Në fakt ndeshia mes Flamurtarit dhe Partizanit, që të mërkurën pasdite është luajtur në Vlorë, ka nisur krejtësisht ndryshe. Një lule për 8 marsin, ndërsa të tilla në ditën e festës së grave dhe të nënave janë shpërndarë për të dyja ekipet.

Referuar takimit, Partizani e ka merituar fitoren, ndërsa ka arritur një avantazh prej 25 pikësh diferencë që në fillim. Pjesa e parë është mbyllur 34-51 për të kuqtë e Eliverta Bujarit, teksa Partizani vazhdon të thellojë. Flamurtari përpiëet të nqushtojë disavantazhin në periodën e katërt, apo dhe të përmbysë, por pa ia arritur qëllimit, ndërsa është Partizani që fiton 68-73.

Kështu Liga Unike e basketbollit të femrave ka mbërritur në kulmin e saj ndërsa pritet që në Vlorë të jetë një festë e vërtetë sportive. Gj.V.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›