E Enjte, 5 Nëntor 2026

Liga Unike tashmë zyrtarisht në RTSH

Liga Unike tashmë do të jetë zyrtarisht në RTSH. Kontrata e bashkëpunimit mes Presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari dhe kryeredaktorit të RTSH Sport, Pano Xhixho është nënshkruar sot për një periudhë prej 3 vitesh. RTSH merr përsipër të transmetojë ndeshjet të cilat do të zhvillohen në territorin e Shqipërisë nga kampioanti i përbashkët i basketbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjithashtu, RTSH do të transmetojë dhe ndeshjet të cilat si pjesë e bashkëpunimit me operatorët digjital në Kosovë, Kujtesa Sport dhe Art Motion do të zhvillohen në territorin e Kosovës. Liga Unike do të jetë kryefjala e basketbollit në RTSH, por pa lënë në hije dhe aktivitet kombëtare ku çdo fundjavë do të jetë një ndeshje nga Superliga e Shqipërisë në ekranin e RTSH Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›