E Hënë, 2 Nëntor 2026

Liga e Europës në RTSH, Sër Xhim Ratklif s’u jep bileta falas stafit të Junajtid, Totenhemi “fal” 1400 copë

Junajtid është në krizë financiare dhe për të rimëkëmbur financat e klubit pronari i ri, Sër Xhim Ratklif nuk shikon askënd në sy. Sipas medieve britanike Ratklif u ka bërë me dije të gjithë punonjësve të Junajtid se nëse duan që të shikojnë nga afër ekipin në finalen e Ligës së Europës do të duhet që të gjejnë vetë bileta.

Si Junajtid dhe Totenhem kanë në dispozicion 15.000 mijë bilëta për në stadiumin e Bilbaos. Sipas medieve britanike ekipi i Junajtid ka lënë vetëm disa mënjanë për stafin e ngushtë të baashkëpunëtorëve ndërsa pjesa tjetër do të kalojë në shitje. Sipas medieve britanike Junajtid po organizon një event ku të gjithë punonjësit do të kenë mundësi që të marrin diukë me vete dhe të ndjekin ndeshjen në një ekran gjigand. Për punonjësit do të shërbehen dy pije falas ndërsa të ftuarit e tyre duhet që të paguajnë për pijët.

Tjetër strategji ka ndjekur Totenhemi, i cili ka vendosur që të vlerësojë plot 700 punëtorë, të cilët punojnë me kohë të plotë në klub me dy bileta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›