E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Evropes asnje surprize ne ndeshjet e dyta

Kryesfida e mbremjes mes Mancester Sitit dhe Juventusit perfundoi ne barazim 1-1. Vincenco Iakuinta kaloi juventinet perpara qe ne minuten e 11-te nderkohe qe Xhonson riktheu barazpeshen ne te 37-ten. Megjithe perpjekjet e te dy ekipeve ne pjesen e dyte rezultati mbeti i pandryshuar. Ne perballjen tjeter te grupit A polaket e Leh Pozhnanit munden 2-0 ne shtepi Salzburgun dhe kryesojne grupin se bashku me Sitin ne kuoten e kater pikeve.

Ne grupin B Atletiko e Madridit dhe Bajer Leverkuseni ndane nga nje pike pas barazimit 1-1. Miqte gjeten golin me Derdiok ne minuten e 39-te kurse Simao me penallti barazoi rezultatin gjashte minuta nga fillimi i se dytes. Arisi i Selanikut ku aktivizohet mbrojtesi i kombetares Kristi Vangjeli u mund 2-1 nga norvegjezet e Rozenborgut ne transferte.

Bledar Kola e ka nisur me humbje aventuren e tij ne krye te stolit te AEK-ut. Skuadra nga kryeqyteti grek u mposht 4-2 nga Zeniti i Shen Peterburgut ne Rusi nderkohe qe i mundur ka dale edhe sulmuesi Hamdi Salihi. Rapidi i Vjenes pesoi humbje 1-2 nga turqit e Beshiktashit ne kryeqytetin austriak.

Seviljes i mjaftoi goli i Cigarinit ne minuten e fundit te pjeses se pare per te mundur Borusian e Dortmundit ne Gjermani nderkohe qe fitore ne transferte ka marre edhe Shtutgarti 1-2 me Odensen PSV Eindhoveni 0-2 me Metalist Kharkivin dhe Porto 0 -1 me CSKA-ne e Sofjes. Liverpuli nuk shkoi me teper se barazimi pa gola ne transferten e Holandes ndaj Utrehtit.

Liga e Evropes ndeshjet e dyta

Grupi A
Leh Pozhnan 2 - 0 Salzburg
Mancester Siti 1 - 1 Juventus

Grupi B
Atletiko Madrid 1- 1 Bajer Leverkusen
Rozenborg 2- 1 Aris Selanik

Grupi C
Gent 1 - 1 Lile
Sporting Lisbone 5 - 0 Levski Sofia

Grupi D
PAOK Selanik 1 - 0 Dinamo Zagreb
Vijareal 2 - 1 Klub Bryzh

Grupi E
BATE Borisov 4 - 1 AZ Alkmar
FC Sherif 2 - 0 Dinamo Kiev

Grupi F
CSKA Moske 3 - 0 Sparta Prage
Palermo 1 - 0 Lozane

Grupi G
Hajduk Split 1 - 0 Anderleht
Zenit 4 - 2 AEK Athine

Grupi H
Odense 1 - 2 Shtutgart
Jang Bojs Bern 2 - 0 Getafe

Grupi I
Metalist Kharkiv 0 - 2 PSV Eindhoven
Sampdoria 1 - 0 Debrecen

Grupi J
Borusia Dortmund 0 - 1 Sevilja
Paris S.G. 2 - 0 Karpati Lviv

Grupi K
Utreht 0 - 0 Liverpul
Steaua Bukuresht 3 - 3 Napoli

Grupi L
CSKA Sofje 0 - 1 Porto
Rapid Vjene 1 - 2 Beshiktash

2010-10-01 1029

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›