E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Evropes deshtojne Atletiko dhe Juventus

Grupi A Juventusi nuk arriti dot te shkonte me shume se barazimi 3-3 perballe modesteve te Lek Pozhnan. Zonja e Vjeter e futbollit italian vazhdon ti qendroje larg fitoreve edhe pas deshtimeve ne dy ndeshjet e para te kampionatit.

Lek Pozhnan zuri ne befasi skuadren e Del Nerit duke shenuar dy gola te shpejte me Rudvens ne minuten e 14-te dhe 30-te. Juventusin do ta rifuste ne loje Kielini I cili vjen nga thellesia e mbrotjes per te shenuar dy here 45 dhe 50

Ne minuten e 68te kapiteni Alesandro del Piero e kalon Juventusin ne avantazh me nje supergol nga jashte zone. Kur dukej se italianeve po u buzeqeshte fitorja Rudvens shenon nje gol me te bukur se te Del Pieros duke vulosur edhe reultatin perfundimtar.

Ne ndeshjen tjeter te grupit A Mancester Siti fitoi pa veshtires 2-0 ne fushen e Salsburgut. Per anglezet shenoi David Silva 8 dhe Xho 63

Grupi B Aris i Selanikut arriti te mposhte minimalisht 1-0 kampionet ne fuqi Atletikon e Madridit. Tifozeria greke shpalosi nje koreografi te jashtezakonshme duke I dhene emocione te medha ketij takimi. Goli I vetem u shenua nga Havito ne minuten e 59-te.

Ne ndeshjen tjeter te grupit B Bajer I Leverkusenit fitoi me rezultatin e thelle 4-0 kunder Rozenborgut. Per gjermanet shenoi tri here Helmes 4 58 61 dhe Reinartz 38.

Grupi C Levski i Sofjes arriti te regjistroje fitoren e pare duke mposhtur 3-2 belget e Gent. Ne ndeshjen tjeter te ketij grupi Sportingu I Lisbones arriti nje fitore te rendesishme 2-1 ne fushen e francezeve te Liles.

Grupi D Perballja mes Klub Bruzhit dhe PAOK-ut te Selanikut perfundoi ne barazim 1-1. Nderkaq Dinamo e Zagrebit fitoi me rezultatin e paster 2-0 kunder spanjolleve te Vilarealit.

Grupi E AZ Alkmari mundi me rezultatin e ngushte 2-1 skuadren e Sherifit. Nderkohe Dinamo e Kievit barazoi ne fushen e vet 2-2 me BATE Borisovin.

Grupi F CSKA e Moskes mori nje fitore te paster 3-0 ne fushen e modesteve te Luzan Sportit. Ndersa Sparta e Prages triumfoi 3-2 ne nje ndeshje te rendesishme perballe Palermos.

Ne keto momente po luhen takimet e gupeve te tjera te Liges se Evropes.

2010-09-16 2154

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›