Liga e Evropës mëson ekipet çerekfinaliste
Në ndeshjet e luajtura mbrëmë në orën 21:05, Liverpuli mposhti francezët e Lilës me rezultatin e thellë 3-0. Anglezët u mposhtën në ndeshjen e parë në Francë me rezultatin minimal 1-0.
Me këtë kualifikim Liverpuli konfirmohet si një nga ekipet me potencial më të lartë për të fituar Ligën e Evropës.
Standardi i Liezhit e pati thuajse fare të lehtë për të mposhtur grekët e Panathinaikosit me rezultatin minimal 1-0. Ndeshjen e kthimit e pati lehtësuar edhe fakti që Panathinaikosi u mposht në ndeshjen e parë në Athinë me rezultatin 3-1.
Atletiko e Madridit arriti të marrë një barazim 2-2 në fushën e vështirë të Sportingut të Lisbonës, duke siguruar kështu një vend për në çerekfinale. Ndeshja e parë në Madrid pati përfunduar në barazim 0-0.
Një nga përballjet më të forta të 1/8-ve ishte ajo mes Volfsburgut dhe Rubin Kazanit, e përfunduar në minutat shtesë me rezultatin 2-1 për vendasit. Rezultati i kohës së rregullt përfundoi në barazim 1-1, aq sa pati përfunduar edhe ndeshja e parë në Rusi. Në minutat shtesë gjermanët arritën të shënon golin e dytë dhe të fitores, që i konfirmon ata si një nga pretendentët më seriozë të Ligës së Evropës.
Shorti i çerekfinaleve do të hidhet sot në Nion të Zvicrës. Ndeshjet e para do të zhvillohen më 1 prill, ndërsa ato të kthimit më 8 prill.
Skuadrat çerekfinaliste janë këto: Liverpuli, Standardi i Liezhit, Volfsburgu, Atletiko e Madridit, Hamburgu, Benfika, Fulhami dhe Valencia.