Liga e Kampioneve Milani kerkon triumfin e pare ndaj Totenhemit

Kuqezinjte asnjehere me pare nuk e kane mundur skuadren nga Londra veriore. Pas finales se Athines Milani nuk ka mundur qe te kaloje asnje kundershtar anglez
Qe sot nis perseri magjia e Liges se Kampioneve. Tashme pas fazes se grupeve do te jene 16 ekipe qe do te sfidojne njeri-tjetrin per te arritur ne fund te kompeticionit me te madh per klube. Do te jene plot 16 ekipe qe do te luajne shanset e tyre per te ecur sa me gjate ne rrugen qe perfundon ne Wembley te Anglise. Gjithsesi ajo cka bie ne sy ne kete faze te dyte eshte fakti se 6 ekipe do te sfidojne per te dytin radhazi njeri-tjetrin. Themi keshtu pasi ndeshjet Lion-Real Madrid Arsenal-Barca dhe Inter-Bajern Mynih nga tete perballjet e kesaj faze jane takime qe jane luajtur edhe vjet. Per sa i perket dites se sotme Liga e Kampioneve do te ofroje dy takime mjaft te rendesishme. Ne San Siro Milani pret Totenhemin nderkohe qe ne Mestalla ekipi i Valencias pret gjermanet e Shalke 04-s.
Milan - Totenhem
Ne San Siro Milani u kualifikua i dyti ne grupin G pas Realit do te prese skuadren e Totenhemit mori vendin e pare ne grupin A duke lene pas Interin. Keta te fundit kishin plot 38 vjet qe nuk udhetonin drejt Milanos nderkohe qe kete sezon skuadra e Rednapit do te luaje takimin e dyte brenda pak muajve ne San Siro. Ekipi londinez ishte ne Milano edhe ne tetor kur u perball me Interin ne nje ndeshje te vlefshme per grupin A. Per sa i perket Milanit duhet nenvizuar fakti se skuadrat angleze ne 16-she nuk i ka kaluar lehte. Qekur mundi Liverpulin ne finalen e Athines kuqezinjte nuk dine se si te mposhtin rivalet nga ishulli. Keshtu vitin qe kaloi Milani u eliminua nga Mancester Junajtid nderkohe qe ne 2008-n ishin topcinjte e Arsen Vengerit ata qe eliminuan djallin.
Historia
Ne kete 90-minutesh historia flet per britaniket edhe pse ekipi i Milanit eshte shtate here kampion i ketij kompeticioni. Themi keshtu pasi ne duelin e vetem qe kane pasur keto dy ekipe me pare e fituar ka dale skuadra nga Londra veriore. Milani dhe Totehnemi kane luajtur ne gjysemfinalen e Kupes UEFA ne edicionin 1971/72. Ne takimin e pare qe u zhvillua ne Milano ndeshja u mbyll ne barazim 1-1 golit te Alan Mulerit iu kunderpergjigj Xhani Rivera nga pika e bardhe e njembedhjetemetershit. Nderkohe qe ne takimin e dyte qe u zhvillua ne Londren veriore triumfuan vendasit me rezultatin e ngushte 2-1 per anglezet shenoi dy gola Stiv Perrimen nderkohe qe italianet realizuan golin e nderit me Romeo Benetin. Nje tjeter fakt i rendesishem i asaj perballjeje eshte se porten e Milanit e mbrojti Fabio Kudicini pra i ati i Karlo Kudicinit qe sot eshte portier i dyte i Totenhemit.
Mungojne Bejl dhe Modric porhellip
Per supersfiden e sotme trajnerit te Totenhemit Herri Rednap do ti duhet qe te ndertoje formacionin pa lojtaret qe do ti benin diferencen ne fushe. Keshtu i munguari i madh eshte Garet Bejl. Mesfushori i krahut te majte autor i tre golave ne San Siro ndaj Interit ka nje problem ne shpine keshtu qe do ti duhet te ndjeke takimin nga tribuna. Te njejtin fat do te kene edhe Kabul King dhe Hadleston. I takimit per shkak kartonesh nuk do te jete as Xhermein Xhenas. Nderkohe qe ne dyshim jane Lukas Modric dhe Piter Krauc. Per te parin Rednap tha dje se do te vendose ne minutat e fundit nderkohe qe i dyti duke qene se nuk gezon shendet te mire me shume mundesi mund te nise takimin nga stoli. Gjithsesi perpos ketyre demtimeve tekniku i Totenhemit duket se do te mbeshtetet tek Kranjcar dhe Van Der Vart. Per vlerat e ketij te fundit eshte e kote te flasim nderkohe qe kroati duket se do te jete zevendesuesi ideal i Bejlit. Kranjcar qe realizoi golin e fitores ne stadiumin e dritave Sanderlendi vendas u mund nga Totenhemi ne takimet e fundit po tregon shume mire qe nuk eshte nje lojtar pankine.
Djallit i mungojne djajte
Ndryshe nga Seria A takimet ne kompeticionet evropiane jane mjaft te veshtira per Milanin pasi nuk do te kete mundesi qe te hedhe ne fushe blerjet e dimrit. Themi keshtu pasi lojtare si Van Bomel erdhi nga Bajerni Kasano erdhi nga Sampdoria dhe Emanuelson erdhi nga Ajaksi per shkak te rregullores se UEFA-s Nje lojtar ne nje sezon nuk mund te luaje me me shume se nje ekip. Keshtu pervec tyre Alegrit do ti duhet qe te beje edhe pa Zambroten ne krahun e djathte per nje vend titullari do te luftojne Abate dhe Odo e Pirlon.
Sfida brenda sfides
Ne kete takim shume lojtare do te kene mundesi qe te hakmerren. Keshtu portieri I Totenhemit Eurelio Gomez do te kerkoje qe te harroje ate humbje qe i kushtoi finalen e Stambollit ne sezonit 2004-2005. Themi keshtu pasi skuadra e Milanit arriti qe te eliminonte PSV-ne e Gomezit vetem fale nje goli te shenuar nga Ambrozini. Ne gjysmefinalen e pare Milani mposhti holandezet 2-0. Me pas ne Eindhoven ekipi i Hidingut edhe pse fitoi 3-1 u eliminua vetem fale atij goli te pesuar ne minutat e fundit. Nderkohe per sa u perket sfidave te tjera mund te themi se interesante eshte edhe ajo midis Van Der Vartit dhe Ibrahimovicit. Fantazisti i Holandes me kombetaren e tij ne nje ndeshje te vlefshme per eliminatoret e Evropianit 2012 shkaterroi ne tetor Suedine e Ibres me rezultatin e thelle 4-1.
Formacionet e mundshme
Milani Abiati Odo Nesta Tiago Silva Antonini Gatuzo Flamini Zidorf Pato Ibrahimovic Robinjo.
Totenhemi Gomez Haten Gallas Douzon Asou-Ekoto Lenon Sandro Palasios Kranjcar Van der Vart Defo.