Liga e Kampionëve, sot katër grupt e tjera
Grupi A rezervon përballjen më interesante të mbrëmjes së sotme. Në “Allianz Arena” Bajerni i Mynihut pret Juventusin në një ndeshje që do të përcaktojë shumë në grupin e parë.
Kampionët e francës, Bordo, pas barazimit me vlera dy javë më parë ndaj Juventusit, presin në shtëpi Makabi Haifan, në një ndeshje ku nuk lejohen gabimet.
Dy kryesuesit e grupit B, Mançester Junajtid dhe Volfsburgu, do përballen me njëri-tjetrin në “Old Traford”. Anglezët do kërkojnë patjetër tri pikët për t’u shkëputur të vetëm në krye të grupit.
CSKA-ja e Moskës do të presë në fushën e vet turqit e Beshiktashit në ndeshjen tjetër të grupit B.
Në grupin C, pas fitores në transfertën e Marsejës, Milani do kërkojë të marrë tri pikët e radhës ndaj Zyrihut në “San Siro”, për të hedhur pas edhe paraqitjet e dobëta të javëve të fundit në kampionat.
Një tjetër duel që premton spektakël do të luhet sot në “Santiago Bernabeu”, aty ku Reali do të presë Olimpikun e Marsejës.
Porto – Atletiko Madrid dhe Apoel Nikozia – Çelsi janë dy sfidat e vlefshme për grupin D.
Liga e Kampionëve, ndeshjet që luhen sot:
Grupi A
Bajern Mynih – Juventus
Bordo – Makabi Haifa
Grupi B
Mançester Utd. – Volfsburg
CSKA Moska – Beshiktash
Grupi C
Milan – Zyrih
Real Madrid – Olimpik Marsejë
Grupi D
Porto – Atletiko Madrid
Apoel Nikozia - Çelsi