Liga e Konferencës, irlandezët e Droghedas përjashtohen për shkelje të rregullave

Fituesja e Kupës së Irlandës, Drogheda, e kanë humbur apelimin kundër përjashtimit nga Liga e Konferencës sezonin e ardhshëm për shkelje të rregullave të UEFA-s për pronësinë e klubeve. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dha vendimin duke hedhur poshtë apelimin e Drogheda-s.
UEFA do të fillojë shortet kualifikuese të Evropës të martën. Drogheda dhe Silkeborg i Danimarkës janë kualifikuar të dyja për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, por janë në pronësi të konglomeratit amerikan Trivela Group.
Kështu Drogeda nuk do përfaqësojë Irlandën në Ligën e Konferencës.