E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligje dhe VKM “klandestine”

Qeveria nuk bën transparencë të vendimeve që merr ndonëse një gjë e tillë është e përcaktuar ne Kushtetuten e Shqiperise, e cila sanksionon se ligjet, aktet normative te Keshillit te Ministrave dhe institucioneve shteterore, marrin fuqi juridike pasi botohen ne Fletoren Zyrtare.

Por per vitin 2010 nga 1081 vendime te miratuara nga Keshilli i Ministrave, 112 prej tyre nuk jane botuar ne Fletoren Zyrtare edhe kane hyre ne fuqi dhe zbatohen. E njejta gje ndodh me udhezimet e ministrave, ku vendin e pare e mban Ministria e Arsimit ku nga 34 udhezime te dala nga ministri dhe 14 prej tyre i di vetem ministri pasi nuk jane te publikuar ne Fletoren Zyrtare.

Qendra per Ceshtje te Iinformimit Publik ka monitoruar te gjitha vendimet dhe udhezimet e ndermarra nga Keshilli i Ministrave dhe ministrite dhe konstaton ne renie te transparences ndaj publiku, cka sipas tyre rrit mundesine e abuzimeve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›