E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjërohen kriptoasetet/ Projektligji miratohet në komisionet paralamentare

Tregu i kriptovalutave në Shqipëri do te funksionoj ne baze te  standarteve te reja me te forta ligjore.

Komisioni Për Evropën dhe punët e Jashtme  ka miratuar ligjin  për Tregjet e Kripto-Asseteve, një dokument që synon të krijojë një kornizë rregullatore për tregtimin dhe përdorimin e kripto-aseteve (si Bitcoin, Ethereum dhe monedha të tjera digjitale).

Ky ligj ka për qëllim të rregullojë këtë sektor që ka pasur rritje të shpejtë. Të gjitha entitetet që ofrojnë shërbime të lidhura me kripto-asetet (si shkëmbim, mbajtje ose këmbim monedhash) duhet të licencohen nga autoritetet kompetente, të tilla si Banka e Shqipërisë ose një agjenci tjetër e autorizuar.

Çdo subjekt që ofron shërbime të lidhura me kripto-asetet në Shqipëri duhet të jetë i autorizuar. Projektligji kërkon që ofruesit e autorizuar të kenë seli ose degë të regjistruar në Shqipëri dhe të plotësojnë kërkesat për organizimin dhe drejtimin e aktivitetit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›