E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjet e Brukselit, Topalli: Sot i votojmë, Rama mos pengo deputetët

kuvendi-seanceTiranë- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i bëri thirrje liderit të opozitës Edi Rama që të lejojë siç tha ajo deputetët e majtë të votojnë tre ligjet e Brukselit në seancën e sotme plenare.

Në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit, zonja Topalli u shpreh se prej muajsh për afro 1 vit tre ligjet janë çdo ditë në axhendën e punimeve të parlamentit.

Janë bllokuar prej më shumë se 200 ditësh nga Partia Socialiste për të bllokuar e sjellë humbjen e marrjes së statusit. Jam këtu para qytetarëve shqiptar me një ftesë para zotit Rama dhe në emër të mazhorancës tre ligjet janë edhe sot në rendin e  ditës…unë ftoj zotin Rama që të lërë deputetë ti bashkohen mazhorancës e të votojnë sot tre ligjet  e të bëjmë detyren e vokacionit të qytetarëve,-tha Topalli.

Sipas kryeparlamentares Topalli edhe pse shumë vonë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, sot ka një mundësi që zoti Rama ti lejojë të votojnë tre ligjet.

I qendrojmë betimit dhe përgjeshmërisë së tyre. 96% e shqiptarëve duan Evropën. Zoti Rama lejoi deputetët të vijnë e të votojnë tre ligje në Kuvend dhe shqiptarët kërkojnë të votojnë këto tre ligje, si kërkon Jozefina por Brukseli dhe vokacion i qytetarëve. Ne do të votojmë tre ligjet siç janë në rendin e ditës,-tha Topalli.

Sakaq në seancën e sotme plenare pritet miratimi i vendime të marrë sot në Komisionin e Ekonomisë për kredinë e Bulevardit verior të Tiranës dhe afatin e rivlerësmit të pasurive të paluajtshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›