E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet shqyrtojnë kandidaturën e Cefës për KLD

Komisioni i Ligjeve

TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka nisur shqyrtimin e propozimit te PD-se per vendin vakant ne Keshillin e Larte te Drejtesise, pas largimit te ish nenkryetarit, Kreshnik Spahiu, duke rrezuar kerkesen e PS per shtyrjen e seances.

Ne shqyrtim merret kandidatura e Elvis Cefës, si kandidat për anëtar të ri të KLD-se. Aktualisht Cefa eshte kryetar i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, por u propozua nga maxhoranca per vendin e mbetur bosh ne KLD.

Deputeti i PS-se, Fatmir Xhafaj ka kerkuar qe kjo kandidature te shtyhet per nje moment te dyte. Opozita pretendon se dosja e Cefes eshte e paplote, por maxhoranca ka rrezuar kerkesen e PS-se per shtyrjen e seances degjimore.

Nje dite me pare, deputeti Viktor Gumi paraqiti dje në Komisionin e Ligjeve listën me 30 firma të deputetëve demokratë që mbështesin Cefën për vendin e mbetur bosh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›