E Martë, 3 Nëntor 2026

Ligji ‘Për Rininë’ – Shoqëria civile: Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Rinisë të zgjidhen nga të rinjtë vetë

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Në punimet e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, sot u zhvillua një seancë dëgjimore me shoqërinë civile për diskutimin e projektligjit  “Për Rinin디.

Borjana Dine, një prej përfaqësueseve të shoqërisë civile u shpreh se janë bërë diskutime dhe dëgjesa edhe me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila ka shprehur qëndrimin e saj për avantazhet e këtij ligji.

“Një diskutim që vjen largpamës dhe shumë praktik për pjesën rinore. Ne kemi konsultuar dhe diskutuar lidhur me ligjin “Për Rininë”, disa sugjerime që kemi dëshirë t’i shprehim. Propozimi është që anëtarët e Këshillit Kombëtar të Rinisë të zgjidhen nga vetë të rinjtë që të jetë një proces i lehtë. Këshilli Vendor i Rinisë në nivel bashkie dhe kjo e drejtë fokusohet dhe u është e kryetarëve të bashkive, ky duhet të jetë një proces civil dhe jo të ketë qasje politike. Ne propozojmë në nivel lokal të rinjtë të përzgjidhe nga shkollat apo gjimnazet e tyre dhe organizatat të zgjidhen nga AMSHC dhe KKSHC-ja. Nga ajo që është konstatuar, vëmë re se ka mungesë të buxhetit rinor. Ne kemi kërkuar që Ministria e Rinisë të jetë një ministri me portofol dhe të ketë një buxhet të dedikuar për rininë. Pa këtë buxhet, ky ligj nuk ka kuptim dhe ndesh të njëjtat probleme në zbatim”, tha Borjana Dine, përfaqësuese e shoqërisë civile.

“Ligji i Rinisë do duhet të jetë i buxhetuar si në nivel kombëtar dhe në nivel bashkiak, sepse në nivel qendror e kemi një buxhet. Por, çështja është që ligji i rinisë sot duhet të buxhetohet. Asnjë ligj nuk jep efekt nëse nuk ka buxhetim, ky ligj kur të zbatohet dhe implementohet duhet të ketë buxhet specifik. Krijimi i një komisionieri për të drejtat e rinisë në Shqipëri apo një avokat që të kërkojë të drejtat e tyre është njëherësh i rëndësishëm”, shtoi Klaudjo Pulaha, një tjetër përfaqësues i shoqërisë civile.

Nga ana e saj, nënkryetarja e këtij komisioni, deputetja e PS-së, Evis Kushi tha se për herë të parë në Shqipëri ka një ministri të dedikuar për rininë.

“Në dijeninë time për herë të parë ka një ministri, ka Agjenci Kombëtare të Rinisë, ka programe në nivel qendror dhe lokal dhe ju kërkoni një avokat. Na thoni si mund të bëhet! Mos të ketë ndarje politike mes të rinjve, dhe ministrja na garantoi se nuk i shikon të ndarë të rinjtë, të djathtë apo të majtë”, tha Kushi.

Deputetja e PD-së, Andia Ulliri u shpreh se ky nuk është ligj për ministrinë e Rinisë dhe Fëmijëve, por një ligj për të rinjtë.

“Rinia nuk është fasadë, është e ardhmja dhe duhet të trajtohet si e tillë”, pohoi ajo.

Në mbyllje të diskutimeve, kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa tha se bashkë me vërejtjet dhe sugjerimet, do të ketë një diskutim me përfaqësuesit e ministrisë në seancën që do të lihet për diskutimin në parim dhe nen për nen të projektligjit.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik 1 nga 6

/r.e//a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›