E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji anti-abort i Irlandës përfundon në Strasburg

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të verifikojë ligjin që ndalon abortin në Irlandë, për të zbardhur nëse ky ligj bie në kundërshtim me të drejtat dhe liritë e njeriut.

Cështja në fjalë është marrë në shqyrtim nga Strasburgu pas ankesës së 3 femrave irlandeze të cilat u shprehën se jeta e tyre është vënë nën rrezik pasi iu desh të udhëtojnë për të kryer abortin.

Aborti në Irlandë është i jashtëligjshëm. Ai mund të kryhet vetëm atëherë kur mjekët vërejnë se jeta e femrës shtatzënë është në rrezik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›