Ligji i SHISH, diskutohet sot nen për nen

Komisioni i Sigurisë Kombëtare sot në orën 10:00 do të diskutojë projektligjinpër SHISH nen për nen dhe të marrë vendimin përkatës.
Dje Komisioni i Sigurisë Kombëtare organizoi një seancë dëgjimore për ndryshimet në projektligjin për Shërbimin Informativ të Shtetit.
Ditën e djeshme qeveria shqiptare ka marrë një letër nga zyra përgjegjëse e NATO-s për koordinimin global të sigurisë, i ashtuquajturi NOS.
NOS-i i kërkon qeverisë së Tiranes që pr/ligji i ri për SHISH të kalojë më parë nga kjo zyrë, që përbëhet nga 3 degë: Orientimet e përgjithshme, Inteligjenca për sigurinë dhe Siguria e mbrojtjes.
Kërkesa për një shqyrtim të pr/ligjit nga ekspertë ndërkombëtare u formulua fillimisht nga ambasadori Withers.