Ligji për Barazinë Gjinore, KNFSH: Mbetemi të palëkundur në ruajtjen e vlerave themelore të familjes

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë (KNFSH) ka publikuar sot një deklaratë ku rithekson zyrtarisht qëndrimin e tij ndaj projektligjit “Për barazinë gjinore”.
KNFSH thekson se pozicioni i tij mbetet i palëkundur, siç është artikuluar qartë edhe në dokumentet e dërguara më parë institucioneve përkatëse.
Në thelb të qëndrimit të Këshillit qëndron rëndësia e ruajtjes së vlerave themelore të familjes, traditës shoqërore dhe morale shqiptare, si dhe respektimi i parimeve të besimeve fetare. KNFSH thekson se ky qëndrim artikulohet “në frymën e respektit, barazisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”.
Këshilli gjithashtu shprehet i përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe bashkëpunimit me institucionet shtetërore dhe shoqërinë civile, me synim forcimin e harmonisë ndërfetare dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë.
/rtsh.al/