Ligji per zgjedhjet dergohet ne Parlament
PRISHTINE-Autoritetet ne Kosove kane vendosur te pershpejtojne procesin e ndryshimeve ne ligjin e zgjedhjeve dhe shpresojne qe sot te hedhin kete ligj per debat Parlament.
Ne vitin 2008 Parlamenti i Kosoves kishte miratuar Ligjin per zgjedhjet e pergjithshme por zgjedhjet lokale te vitit 2009 nxiten shume kritika duke shtyre autoritetet qe te fillojne reformimin e tij. Terheqja e Lidhjes Demokratike te Kosoves nga koalicioni qeverises me Partine Demokratike ka bere qe ceshtja te pershpejtohet meqe zgjedhjet e pergjithshme tashme te caktuara per 13 shkurt te vitit 2011 mund te mbahen me heret per shkak te gjendjes se krijuar ne vend.
Kryetari i Komisionit Parlamentar per legjislacion Bahri Hyseni beri te ditur dje se ligji i ndryshuar qe sot mund te jete ne Parlament.
Ligji rrjedh nga Pakoja e Presidentit Ahtisari dhe do ta perdorim proceduren e pershpejtuar qe e kemi perdorur edhe per ligjet tjera te cilat i kemi aprovuar permes kesaj pakoje tha zoti Hyseni.
Ndonese procesi i pershpejtuar i ndryshimeve ne ligjin per zgjedhjet nuk ka kaluar pa kritika Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik te Kosoves Ismet Kryeziu thote se ndryshimet jane kushtezuar nga zhvillimet politike qe vendin e cuan ne zgjedhje te parakohshme.
Natyrisht ndryshimi i ligjit nuk eshte menyra me e mire ne kete kohe te cilen eshte bere por dy amendamente baze qe po behen ne kete ligj kompetencat e KZAP-it apo riemerimi i KZAP-it edhe kompetencat ne mes KZAP-it dhe KQZ-se do ta ndihmojne procesin e zgjedhjeve dhe elementi i dyte qe eshte bere eshte hapja e listave per pese kandidat i cili ka menjanuar voten e partise drejt udheheqesit do te thote keto jane dy elemente te rendesishme qe do ta ndihmojne me siguri procesin tha zoti Kryeziu.
Ndryshimet ne ligjin per zgjedhjet ndodhin ne te njejten kohe kur nje grup deputetesh po bejne perpjekje per te siguruar 40 votat e nevojshme per te paraqitur mocionin votebesimit per qeverine aktuale. Nese kjo nisme permbushet vendi mund te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme qe duhet te mbahen jo me vone se 45 dite pas renies qe qeverise. Vezhguesit thone se edhe nese ndodhe kjo parlamenti do te duhej te vazhdonte punen per te miratuar ligjet te cilat vleresohen te rendesishme per zhvillimet e ardhshme perfshire ligjin per zgjedhjet si dhe miratimin e buxhetit per vitin e ardhshem.
d.b/VOA/BalkanWeb