E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligori Hetimi i 21 janarit qeveria presion mbi prokurorine

Partia Socialiste akuzon serish Qeverine se po ben presion ndaj institucioneve ne lidhje me hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes se 21 janarit. Ne procesin e Gerdecit mungojne organizatoret qe jane kryeministri Sali nje familjar i Saliut qe po vijon te pasurohet nje sekser i Saliut ndersa procesi i 21 janarit po zhvillohet nen nje klime presioni - tha dje ne nje deklarate per mediat deputetja e PS-se Shega Ligori. Duke folur per situaten ekonomike ne vend dhe ate qe e cilesoi si presion te Qeverise deputetja e Partise Socialiste Shega Ligori ftoi te gjitha grate shqiptare per te protestuar ne daten 8 mars. Ligori shtoi se korrupsioni dhe vjedhja e Qeverise eshte bere e padurueshme per qytetaret. Edhe pse humben jeten njerez te pafajshem familjaret e Saliut vazhdojne te pasurohen ne kurriz te qytetareve. Per kete arsye te gjitha nenat dhe motrat shqiptare do te jene ne shesh me 8 mars - tha ajo. Ajo u shpreh se ky pushtet jo vetem vjedh por edhe vret. Me 15 mars 2008 humben jeten njerez te pafajshem nga shperthimi ne Gerdec ndersa tre vjet me vone me 21 janar 2011 u vrane kater persona te tjere te pafajshem nga pushteti i Saliut - tha dje Ligori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›