Lila Me loje ne grup mund te fitojme kudo
Futbollistet e kombetares shqiptare te futbollit qe jane grumbulluar ne hotel Dyrrah ne Durres kane shprehur besim ne lojen e grupit per ndeshjen e ardhshme ne 7 qershor ndaj Bosnje-Hercegovines ne kuader te eliminatoreve te Kampionatit Evropian. Tashme ne Durres ku grumbullohet prej kohesh ekipi yne perfaqesues kane mberritur 21 nga lojtaret e ftuar prej trajnerit Kuzhe ndersa pritet te bashkohen me grupin edhe Ujkani e Dallku.
Kapllani Duhet te marrim tri piket
Sulmuesi i kombetares shqiptare Edmond Kapllani 26 ndeshje 6 gola kerkoi nga shoket e tij te ekipit mobilizim maksimal ndaj Bosnjes ndaj se ciles Shqiperia kryeson me nje pike me shume. Golashenuesi me i mire i Shqiperise ne eliminatoret e Euro 2008 me 5 gola tha se ndeshja kunder boshnjakeve eshte e veshtire porse ai dhe te tjeret kane besim te grupi. Duhet te bejme me te miren dhe te shohim nese mund te marrim tri piket. Duhet te luajme si ndaj Bjellorusise - tha Kapllani i cili mungoi pikerisht ne fitoren 1-0 kunder bjelloruseve. Sulmuesi ne fjale shtoi se do te jete ne dispozicion te trajnerit Kuzhe me gjithe demtimet qe e kane mbajtur me shume se 2 muaj larg fushes se futbollit gjate sezonit qe sapo perfundoi. I pyetur per terheqjen e paralajmeruar te Bogdanit nga ekipi perfaqesues Kapllani u shpreh i gatshem te kontribuoje ne rolin qe do ti besojne ne te ardhmen.
Teli Bosnja kerkon vetem fitore
Nga ana tjeter mbrojtesi i kombetares Admir Teli 7 ndeshje paralajmeroi per veshtiresine e ndeshjes me Bosnjen ne Zenica 7 qershor 2000. Shkodrani qe luan ne Azerbajxhan me Karabakh deklaroi se Bosnja do te kerkoje fitoren me cdo cmim nisur dhe nga barazimi 1-1 ne Tirane. Teli i cili mbush 30 vjec me 2 qershor ka luajtur ne dy ndeshjet e fundit te kombetares ato me Bjellorusine 0-2 1-0 tha se ekipi i Bosnjes ka kaluar nje periudhe te veshtire dhe do te kerkoje te marre fitoren ndaj skuadres sone.
Lila
Mbrojtesi i Tiranes dhe i kombetares Andi Lila 12 ndeshje tha gjate konferences per shtyp se ndeshjet ne transferte jane shume te veshtira. Ne eliminatoret e Euro 2012 Shqiperia barazoi 1-1 ne Rumani dhe humbi 2-0 ne Bjellorusi njeheresh edhe humbja e vetem ne kete fushate kualifikuese. Ndeshjet jashte fushes sone jane te veshtira por ne do te luajme ne grup dhe kemi besim ne nje rezultat pozitiv - tha kavajasi i cili eshte shnderruar ne nje nga emrat me te lakuar ne merkaton pasi kerkohet ne Rumani dhe Kroaci. Lila pranoi se ne skuader jane grumbulluar futbolliste cilesore dhe se konkurrenca i ben mire formacionit qe do te perzgjidhet nga trajneri Kuzhe.
Situata
Pas pese ndeshjeve te para ne kualifikuese Shqiperia ka grumbulluar 8 pike po aq sa Bjellorusia e vendit te dyte. Bosnja e katerta ka koleksionuar 7 pike ne 4 ndeshje. Franca kryeson grupin tone me 12 pike. Ne renditjen e FIFA-s Shqiperia pozicionet ne vendin e 50-te nderkohe qe Bosnja ndodhet ne vendin e 45-te.
LISTA
Portiere Arjan Beqaj Isli Hidi dhe Samir Ujkani.
Mbrojtes Andi Lila Debatik Curri Armend Dallku Kristi Vangjeli Ansi Agolli Lorik Cana Admir Teli dhe Endri Vrapi.
Mesfushore Ervin Bulku Altin Lala Ervin Skela Gjergji Muzaka Elis Bakaj dhe Klodian Duro.
Sulmues Hamdi Salihi Edmond Kapllani dhe Erion Bogdani.
Renditja e Grupit D
1. Franca 5 12
2. Bjellorusia 5
3. Shqiperia 5 8
4. Bosnja-Hercegovina 4 7
5. Rumania 5 5
6. Luksemburgu 6 1