Limaj lirohet nga paraburgimi

Lirohet nga masa e paraburgimit ish-ministri i Transportit njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës Fatmir Limaj.
Lajmin e konfirmoi avokati i Limajt, Tomë Gashi. Ai tha se Limaj u lirua me vendim të gjykatës e cila vendosi masën e arrestit shtëpiak për të.
Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij po mbaheshin në paraburgim nën akuzat për krime lufte nga 24 nëntori i vitit 2012. Gjykimi kryesor në rastin 'Klecka' pritet të nisë në muajin prill.