E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liman Varoshi, Europeizmi: Nga utopi, në projekt dhe mënyrë jetese

Gazeta Shqip

Liman Varoshi

Europeizmi: Nga utopi, në projekt dhe mënyrë jetese

Botoi: Naimi

Çmimi: 1000 lekë

Europeizmi si histori mendimi është i treti studim monografik brenda tre vjetësh i historianit Liman Varoshi. Ai vjen pas monografisë Ballkani mes tri perandorive, kushtuar zhvillimeve historike gjeopolitike që ndodhën në gadishullin e vjetër prej gjysmës së dytë të shekullit të 19-të deri në shembjen e perandorisë austro-hungareze, perandorisë otomane dhe perandorisë cariste ruse; dhe monografisë tjetër Lufta e ftohtë në Europën e Lindjes, një argument që në dekadat e fundme është sundues në studimet historiografike në botë. Liman Varoshi, në librin e tij të ri, ka për qëllim të certifikojë procesin se si utopia europeiste, pasi u bë një ide romantike, u kthye në një projekt funksionues, që është Europa e sotme, e cila përbën konfederatën më interesante në histori. Autori sjell në këtë libër tezën se  koha e revolucioneve ka vdekur prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, çështjet europiane nuk zgjidhen më me veprim në rrugë por me lëvizje mendimi.

Liman Varoshi, Europeizmi: Nga utopi, në projekt dhe mënyrë jetese burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›