E Martë, 3 Nëntor 2026

Lindja e Mesme në prag të luftës totale: ndërkombëtare bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit

Izraeli dhe Hezbollahu kërcënuan të dielën se do të shtojnë sulmet, mes thirrjeve ndërkombëtare për t’u larguar nga një rrugë shkatërruese që mund ta çojë Lindjen e Mesme drejt një lufte gjithëpërfshirëse.

Ushtria izraelite tha se rreth 150 raketa, u hodhën kryesisht nga brenda Libanit në territorin e tij të shtunën mbrëma dhe herët të dielën, duke dërguar mijëra izraelitë në strehimoret e bombardimeve dhe duke shkatërruar shtëpitë pranë qytetit të Haifës.

Izraeli nisi sulme në objektiva në Libanin jugor, për të cilat tha se shkatërruan mijëra raketahedhës të Hezbollahut.

Të dielën, kryeministri Benjamin Netanyahu kwrcwnoi Hezbollahun se “nëse nuk e merr mesazhin, Izraeli do tw bwjw çdo gjë që është e nevojshme për të rivendosur sigurinë” dhe do t’i kthejë njerëzit në shtëpi të sigurt përgjatë kufirit izraelito-libanez.

Ai tha se Izraeli do i shkaktoi “një seri goditjesh Hezbollahut që nuk mund t’i imagjinonte kurrë”.

“Kërcënimet nuk do të na ndalojnë… Ne jemi gati të përballemi me të gjitha mundësitë ushtarake,” tha nënkryetari i Hezbollahut Naim Qassem, duke folur në funeralin e Ibrahim Akil, një komandant i lartë i Hezbollahut i vrarë në një sulm izraelit të premten në kryeqytetin e Libanit , Bejrut.

Kërcënimet e Hezbollahut: ‘Izraeli ka filluar luftën pa kufij’ – ‘Kur të lëndojmë do të lëndohesh’

Guterres shqetësohet se Libani do të kthehet në një Gaza tjetër

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është i shqetësuar se Libani do të kthehet në “një Gazë tjetër” ndërsa konflikti midis Izraelit dhe Hezbollahut përshkallëzohet.

“Ajo që më shqetëson mua është mundësia që Libani të kthehet në një Gazë tjetër”, tha shefi i OKB-së në një intervistë të shkurtër me CNN teksa fillon java e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Antonio Guterres gjithashtu vuri në dukje se një vit pas fillimit të luftës së Gazës midis Izraelit dhe Hamasit, asnjëra palë e konfliktit “me të vërtetë” nuk dëshiron një armëpushim.

“Për mua është e qartë se të dyja palët nuk janë të interesuara për një armëpushim. Dhe kjo është një tragjedi sepse kjo është një luftë që duhet të ndalet”, këmbënguli ai.

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi gjithashtu Izraelin sot se përshkallëzimi i armiqësive në kufirin me Libanin nuk është në interesin e tij, ndërsa Bashkimi Evropian, përmes kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, shprehu shqetësimin ekstrem dhe bëri thirrje për një “armëpushim përgjatë vijë blu” që ndan 200 libanezët nga forcat ushtarake izraelite, “ashtu si në Gaza” midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se ushtria izraelite kishte dhënë një “seri goditjesh” kundër Hezbollahut, pas një nate përplasjesh të ashpra ndërkufitare që dërguan qindra mijëra izraelitë veriorë në strehimore.

Naim Qassem, i dyti në komandë i Hezbollahut, u përgjigj se lëvizja islamiste po hynte në “një fazë të re të pastrimit të llogarive të hapura” në luftën e saj me Izraelin.

BE e shqetësuar për përshkallëzimin në Liban – Londra bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm

Bashkimi Evropian është “jashtëzakonisht i shqetësuar” nga përshkallëzimi në Liban , pas sulmeve vdekjeprurëse të fundit dhe po bën thirrje për një armëpushim “urgjent”, tha sot shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Bashkimi Evropian është jashtëzakonisht i shqetësuar nga përshkallëzimi në Liban pas sulmeve të së premtes në Bejrut”, tha Borrell në një deklaratë për shtyp, duke bërë thirrje për një “armëpushim përgjatë vijës blu, si në Gaza”. Linja blu ka ndarë forcat e armatosura libaneze dhe izraelite që nga viti 2000.

“Civilët po paguajnë një çmim të lartë”, pasi “luftimet e ashpra” vazhdojnë sot, si në Izrael ashtu edhe në Liban, tha gjithashtu zyrtari evropian.

Civilët “do të jenë edhe një herë ata që do të vuajnë më shumë në një luftë gjithëpërfshirëse, e cila duhet të shmanget, ndër të tjera, përmes përpjekjeve të përtëritura të fuqishme diplomatike,” theksoi ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›