E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindje e Mesme, Obama: Te rifillojne negociatat

“Negociatat ne Lindjen e Mesme duhet te rifillojne sa me shpejt”.

Keshtu eshte shprehur presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, me rastin e takimit te pare tripalesh, qe po zhvillohet ne Waldorf-Astoria te Manhatenit, me kryeministrin izraelit Benjamin Netanhyahu dhe presidentin e autoritetit palestinez Abu Mazen.

Gjate samitit Obama ka folur per progrese, por nenvizoi se duhet bere ende shume.

“Izraelitet duhet te ndalojne kolonizimin, ndersa palestinezet duhet t’i japin fund veprimeve terroriste”, eshte shprehur kreu i Shtepise se Bardhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›