E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lindjet me operacion, mjekët e rekomandojnë vetëm për rastet kur ka komplikacione

Muaji prill shënon muajin e ndërgjegjësimit të lindjeve me prerje cezariane. Vitet e fundit është rritur ndjeshëm zgjedhja e nënave për të kryer lindjen në këtë formë, edhe pse mjekët nuk e rekomandojnë në rastet kur një shtatzëni shkon pa probleme.

“Në statistikat vjetore që kemi bërë, lindjen normale me lindjet cezariane sot kanë arritur me 50%”, u shpreh Mishel Papakozma, Drejtor i Maternitetit, Korçë.

Papakozma thekson faktin që nënat duhet të respektojnë vendimin e mjekut sa i takon mënyrës sesi do realizohet lindja.

“Nëse parametrat janë për lindje normale nuk ka pse të bëjnë lindje me operacion cezarian”, tha mjeku.

Sa i takon lindjeve gjatë këtyre muajve të parë të vitit, në maternitetin e Korçës, në muajin janar janë regjistruar 59 lindje prej të cilave 32 me operacion cezarian, në shkurt 46 lindje prej të cilave 31 me operacion dhe në muajin mars ka pasur 54 lindje nga të cilat 33 janë realizuar me operacion

Gazetare: G. Manushi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›