E Diel, 1 Nëntor 2026

Linjë ajrore direkte me Jordaninë/ Begaj vizitë në Amman: Forcim marrëdhënieve ekonomike

Kreu i shtetit Bajram Begaj u prit në në vizitë zyrtare në Ammen të Jordanisë, nga Mbreti Abdullah i II. Shqipëria dhe Jordania bëjnë një tjetër hap për të intensifikuar dialogun politik dhe për të nxitur një bashkëpunim më të madh ekonomik.

Gjatë takimit mes tyre u shpreh vendosmëria për të shndërruar mundësitë në arritje, përmes rritjes së investimeve. Këtu presidenti Bajram Begaj ka theksuar mundësinë potenciale për vendosjen e një linjë të drejpërdrejtë ajërore, mes dy vendeve, cka do të forconte dimensionin ekonomikë dhe të turizmit.

Në këtë vizitë në Jordani, kreu i shtetit shtqiptar foli dhe për vlerën e harmonisë për fetare  në vendin tonë. “Shqipëria, e ka përqafuar dhe promovuar në mënyrë aktive dialogun ndërfetar. Thellësisht e angazhuar në mbrojtjen e diversitetit fetar, Shqipëria vazhdon të jete një model i harmonisë fetare”,  ka thënë Begaj.

Pjesë e diskutimeve ka qenë dhe Lindja e Mesme, për të cilën dy udhëheqësit, ndanë bindjen se dialogu dhe zgjidhjet paqësore  mbeten rruga e vetme për një zgjidhje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të konfliktit, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“ Thank you, Your Majesty,  @KingAbdullahII

for the warm welcome, a true sign of the lasting friendship and strong cooperation between Albania and Jordan. Albania and Jordan share common values of peace, stability, and religious coexistence.” 

Thank you, Your Majesty, @KingAbdullahII for the warm welcome, a true sign of the lasting friendship and strong cooperation between Albania and Jordan.

Albania and Jordan share common values of peace, stability, and religious coexistence.

🇦🇱🇯🇴 pic.twitter.com/WtC4ojwnCj

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) February 22, 2026


/ abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›