E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lionel Mesi pozon me dy djemtë e Rudi Vatës

Javën e shkuara Barcelona ishte mysafire në Gllazgou për të zhvilluar ndeshjen e katërt në grup për Ligën e Kampioneve ndaj Selltikut. Nga viti 1993-1996 me skocezët e Selltikut është aktivizuar edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Rudi Vata, i cili aktualisht jeton në Skoci. Vata kaq qenë i pranishëm në triumfin historik, që Selltiku arriti javën e shkuar, pasi mundi 2-1 Barcelonën, humbje që i mungonte gjatë katalanësve në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve (që nga koha ku Rajkard ishte trajner). Këtë ndeshje Rudi Vata e ka ndjekur bashkë me dy djemtë e tij Roan dhe Roko dhe para fillimit të ndeshjes dy djemtë e Rudi Vatës kanë arritur të bëjnë një foto me yllin e futbollit botëror Lionel Mesi. Fotoja është kryer në korridoret e stadiumit të Sëlltikut, ku padyshim në realizimin e saj ka ndikuar emri i mirë që Rudi Vata ka lënë gjatë kohës që luante për Selltikun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›