E Diel, 1 Nëntor 2026

“Liri për Çlirimtarët”, mijëra qytetarë mbushin sheshin “Skënderbeu” në mbështetje të UÇK

PRISHTINA– Me thirrjen “Liri për Çlirimtarët”, mijëra qytetarë mbushën sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë,  në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, gjyqi i të cilëve vazhdon në Hagë.

Ky tubim masiv ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët, të cilët kërkojnë “drejtësi” jo proces politik ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë.

Tubimit madhështor në Prishtinë iu bashkua presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i PDK, Bedri Hamza, djali i ish-presidenti Hashim Thaçi, kryetari i BDI, Ali Ahmeti dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla.

Tubimi u çel nga artisti shqiptar, Lyrical Son i cili u ngjit në skenën e marshit “Drejtësi, jo politikë” për të interpretuar një këngë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Ushtria Çlirimtare” është kënga të cilën ai e performoi, duke ngjallur emocione tek të gjithë pjesëmarrësit dhe të tjerë që po e ndjekin ngado që janë.

Familjarët e katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të bashkuar po e ndjekin marshin nga Haga./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›