E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Liri për Palestinën”- Aktivistja suedeze Greta Thunberg proteston në Sheshin “Skënderbej”

Ashtu siç ishte parashikuar, në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar protesta nën moton “Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën” në mbështetje të popullit të Palestinës.

Pjesë e këtij organizimi ishte edhe aktivistja suedeze me famë ndërkombëtare, Greta Thunberg, e cila bëri edhe thirrje në shqip: “Liri për Palestinën”.

“Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes, ndërkohë që në anën tjetër të kufirit mijëra kamionë me ndihma ushqimore presin për të hyrë. Kjo është pasojë direkte e heshtjes së botës që e lejoi Izraelin të kryente këtë gjenocid. Ne po jetojmë në një kohë që karakterizohet nga gjenocidi dhe katastrofat natyrore. Gjenocidi në Gaza, krimet humanitare në botë dhe eskalimi i ngrohjes globale kanë të njëjtin shkak. Nëse vrasja e miliona njerëzve në Gaza nuk është e mjaftueshme për t’ju ngritur nga divani, çfarë do të jetë tjetër…?”, tha ajo,

Protesta nisi në orën 18:00, ku të pranishmit mbrojtën kauzën e tyre dhe ndalimin e luftës në Gaza, përmes deklaratave të ndryshme që përcillnin solidarizimin e madh me palestinezët në Gaza.

Gazetare: Jonela Sagajeva

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›