E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Liri për çlirimtarët”, “Drejtësi, jo politikë”, disa të rinj protestojnë para EULEX-it ku është duke qëndruar Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar një vizitë në Kosovë. Gjykata Speciale ka lejuar vizitën e Thaçit pesë ditë pasi vdekjes së babait të tij.

Thaçi po qëndron në zyret e EULEX-it, në Fushë Kosovë, ku edhe po pranon vizita nga familjarët e tij, transmeton Telegrafi.

Deri tani ai ka takuar bashkëshorten e tij dhe po ashtu vëllezërit.

E, derisa Thaçi po qëndron në ambientet e EULEX-it, disa të rinj janë duke protestuar, ku edhe po kërkohet liri për të.

“S’kemi heronj për të sakrifikuar”, “Liri për çlirimtarët”, “Liria ka emër”, “Drejtësi, jo politikë”, janë disa mbishkrimet e vendosura në pankartat që ata po mbajnë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›