E Diel, 1 Nëntor 2026

“Liri për çlirimtarët” dhjetëra ish-luftëtarë të UÇK zbritën në portin e Durrësit pas vendimit në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Me këtë thirrje dhe me flamujt kombëtarë e simbolet e UÇK-së, rreth 50 ish-luftëtarë mbërritën këtë mëngjes në portin e Durrësit.

Ata qëndruan në Hagë që prej 12 shtatorit, ku pritën vendimin e Gjykatës Speciale për katër ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kreu i grupit, Ismail Selmani, i njohur si komandant Mala, kundërshtoi vendimin e Gjykatës Speciale.

“Edhe pse ishim në Hagë, ne shkuam me një entuziazëm të fortë për t’iu bashkuar atyre burrave që na mbajtën për gjashtë vite në ato propaganda, të cilat, veçanërisht, mund t’i quaj të paedukuara dhe pa asnjë rigorozitet profesional. Megjithatë, ne shkuam duarbosh. Menduan se do të ktheheshim duarplot”, u shpreh Ismail Selmani, ish-komandant i UÇK-së.

Reagimi i rreth 50 ish-luftëtarëve në Durrës vjen pas protestave dhe reagimeve të shumta në Kosovë dhe Shqipëri, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›