Liria e medias, OSBE e shqetësuar për frikësimin e gazetarëve gjatë zgjedhjeve

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka shprehur shqetësim për incidentet e raportuara ndaj gazetarëve gjatë periudhës zgjedhore, përfshirë rastet e frikësimit, presioneve dhe pengesave në ushtrimin e detyrës së tyre profesionale.
“Theksojmë edhe një herë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një bazë e pandashme e demokracisë. Jemi të gatshëm të mbështesim çdo përpjekje që respekton angazhimet ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve dhe krijimin e një klime ku media mund të funksionojë e lirë dhe pa frikë,” thuhet në reagimin e OSBE-së.
RTSH