E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria e medias në Ballkan, Fyle: BE, e shqetësuar

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle ka shprehur shqetesimin ne emer te BE-se per gjendjen aktuale të lirisë së shprehjes në vendet e Ballkanit perëndimor.

Sipas tij, mediat në vendet e Ballkanit perëndimor dhe Turqi ballafaqohen me frikësime, presione politike dhe ekonomike në përpjekjet për të mbrojtur lirinë e shprehjes.

“Të gjitha këto tre lloje të rrezikimit të lirisë së shprehjes paraqesin sulm në vetë zemrën e sistemit demokratik dhe vlerave tona të përbashkëta”, ka thënë Fyle.

Ne raportin e fundit te publikuar nga Freedom House, media ne Shqiperi cilesohej pjeserisht e lire, vleresuar me noten 50  dhe pozicionuar ne vendin e 102-te.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›