E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lirimi i hapësirave publike në Korçë, bizneset nisin çmontimin e strukturave, afati deri më 2 gusht

Një ditë pasi kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo deklaroi se aksioni i prishjeve të objekteve të paligjshme do të përfshijë edhe zonën kryesore, disa prej bizneseve që operojnë në pedonalen e këtij qytetit kanë nisur çmontimin e objekteve metalike.

Deri tani janë dy biznese që po bëjnë një gjë të tillë, ndërkohë që biznese të tjerat mësohet të kenë patur një takim me kryebashkiakun Filo për gjetjen e një zgjidhje të problemit, që ka të bëjë me objektet provizore të vendosura në pedonalen e qytetit të Korçës.

Afati sipas njoftimit zyrtar është deri në datën 2 Gusht dhe me pas fillon operacioni për prishjen e gjithë objekteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›