E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lirimi i tre pengjeve nga Hamasi, Netanyahu: Mirë se vini në shtëpi! Biden: Sot armët në Gaza heshtën

Hamasi liroi ditën e sotme tre pengje izraelite.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e quajti sot “një ditë tepër emocionale”.

“I gjithë kombi ju përqafon, mirë se vini në shtëpi”, tha ai.

“E di, ne të gjithë e dimë, se ata kaluan nëpër ferr”, shtoi Netanyahu.

“Ky moment u arrit me sakrificën dhe trimërinë e luftëtarëve tanë heroikë… është një moment i madh, një moment emocional. Një ditë e madhe.”

Pas lirimit të pengjeve ka reaguar edhe Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden.

Biden përshëndeti zbatimin e armëpushimit në Gaza dhe tha se dhjetëra kamionë me ndihma humanitare po hynin në enklavën e shkatërruar palestineze.

Join me as I deliver remarks on the ceasefire and hostage deal between Israel and Hamas. https://t.co/YfxMcYhKTz

— President Biden (@POTUS) January 19, 2025

“Sot armët në Gaza ranë në heshtje,” tha ai dhe përshëndeti faktin se “rajoni është transformuar rrënjësisht”./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›