E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirimi nga detyra i Lamallarit, presidenti Begaj dekreton Ervin Demon si ministër të Brendshëm! Do drejtojë edhe Pushtetin Vendor

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot shkarkimin e Besfort Lamallarit nga detyra e Ministrit të Punëve të Brendshme, që do ketë nën varësi edhe ministrinë e Pushtetit Vendor.

Sipas njoftimit të Presidencës, vendimi është marrë gjatë ditës së sotme, ndërsa po sot kreu i shtetit ka dekretuar edhe emërimin e Ervin Demos në detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Kështu, Demo do të marrë drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas largimit të Lamallarit nga detyra.

Dekretet janë firmosur nga Presidenti Bajram Begaj dhe janë bërë publike përmes njoftimit zyrtar të Presidencës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›