E Martë, 3 Nëntor 2026

Lirohet babai i futbollistit të Liverpool, i rrëmbyer para 13

Pas 13 ditësh i marrë peng, të enjten, babai i futbollistit të Liverpulit, Luis Diaz, është liruar në Vajedupar. Babai i sulmuesit të Liverpulit, që luan edhe në përfaqësuesen e Kolumbisë, Luis Manuel Diaz, u rrëmbye nga grupi rebel, ELN, teksa ndodhej në makinën e tij në zonën rurale të Barrankas, në La Guajira. Lajmi u raportua nga “El Tiempo”, një nga gazetat kryesore kolumbiane. Ndërkaq, edhe ushtria kolumbiane konfirmoi lirimin e tij në orën 10:47 të mëngjesit me orën lokale. Babai i Luis Diaz u transferua menjëherë me helikopter nga forcat ushtarake.

Grupi i armatosur ELN e ka dorëzuar Luis Manuel Diaz në një shoqatë humanitare, në një bashkëpunim që përfshinte gjithashtu Kombet e Bashkuara dhe Kishën Katolike së bashku me një delegacion ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Sipas asaj që u zbulua nga El Tiempo, Luis Manuel Diaz është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka shenja keqtrajtimi. Edhe Federata e Futbollit Kolumbian e konfirmoi lajmin.

 “Federata e Futbollit Kolumbian falënderon Qeverinë Kombëtare, Forcat Ushtarake dhe Policinë Kombëtare, si dhe të gjitha institucionet dhe zyrtarët që bënë të mundur lirimin e Luis Manuel Diaz, babait të lojtarit tonë Luis Diaz”. Ky i fundit ishte ndërkohë në Francë duke u përgatitur për ndeshjen e Liverpulit në Ligën e Evropës kundër Tuluzës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›