E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohet gazetarja iraniano-amerikane


Gazetarja amerikane Roksana Saberi doli sot nga burgu Evin i Teheranit, ku ajo ishte mbajtur që nga janari. Avokatët e saj apeluan dje vendimin me 8 vjet burgim nën akuzat për spinazh.

Babai i saj, Reza Saberi, po priste përjashta burgut dhe tha se shpresonte të kthehej me të bijën në Shtetet e Bashkuara brënda disa ditësh.

Gazetarja 32 vjeçare u gjet fajtore muajin e kaluar nën akuzat për spiunazh. Familja e saj dhe qeveria amerikane kishin thënë se akuzat kundër saj ishin të pabaza dhe kërkuan lirimin e saj.

Arrestimi i saj ngjalli mbështetje nga grupet e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të gazetarëve në gjithë botën si dhe shkaktoi tensione të reja midis Uashingtonit dhe Teheranit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›