E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Në mbledhjen e qeverisë këtë të premte është liruar nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola.

Në vendimin për lirimin nga detyra të zëvendësministrit Tola lexohet se vendimi për lirimin e tij nga detyra hyn në fuqi menjëherë. Vendimi vjen me propozimin e Kryeministrit, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›