Lirohet nga qelia ish-shefi i rrugores Tiranë, GJKKO i cakton masën arrest shtëpie Roven Zekës pasi theu legenin në burg

GJKKO ka liruar nga burgu ish-shefin e Komisariatit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka, duke e vendosur në “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Zeka kërkoi lirimin nga qelia pasi pësoi frakturë në legen nga një rrëzim në paraburgim. Ai ishte arrestuar më 19 prill 2025 nga SPAK, së bashku me dy zyrtarë të tjerë, Edison Tabakun dhe Sokol Novakun, nën akuzën e korrupsionit pasiv.
Sipas hetimeve të SPAK, tre zyrtarët dyshohet se kanë marrë 2 mijë euro ryshfet për të mos proceduar një aksident me pesë të plagosur, ku ishte e përfshirë Anisa Vrioni, shumën dyshohet ta ketë dorëzuar bashkëshorti i saj, Ergest Vrioni.
/rtsh.al/