E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lisen Bashkurti: Greqia, jondërhyrje ne jemi shtet sovran

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } TIRANE - Presidenti i Akademisë Diplomatike Shqiptare, Prof.Dr.Lisen Bashkurti flet për ngjarjen e Përmetit dhe bllokimin në kufi.
 
Si e komentoni reagimin e Greqisë për ngjarjet në Përmet dhe bllokimet në kufi të emigrantëve shqiptarë, duke kërkuar garanci monetare dhe elementë të tjerë?
Incidentet në Përmet s’janë një pyll në shkretëtirë. Marrëdhëniet shqiptaro-greke, së paku, nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e këndej, asnjëherë nuk kanë njohur qëndrueshmëri e stabilitet, të bazuar në parimet ndërkombëtare për politikën e fqinjësisë së mirë, të marrëdhënieve të ndërsjella me respekt reciprok dhe as në parimet që rrjedhin nga Traktati i BE. Historikisht, Greqia, gjithnjë e ka konsideruar Shqipërinë një fqinj të dorës dytë, popullin shqiptar inferior ndaj popullit grek dhe historinë e kulturën shqiptare si recidivë osmane pa origjinë e kontinuitet Evropian. Mjerisht, qarqe të caktuara politike greke në kohë të caktuara (nga “Fashizmi i Metaksasë” deri te “Agimi i Artë”) me ideologji të veçanta ose edhe politikat zyrtare të Athinës, nuk i janë shmangur këtij qëndrimi. Për këdo që e njeh thellë historinë 200-vjeçare shqiptaro-greke ngjarjet e fundit në Përmet nuk përbëjnë asgjë të re.
 
Cila është e reja...?
E reja e vetme është se aktualisht, Shqipëria ka dy qeveri, një në ikje dhe një në ardhje; ka dy mazhoranca, një legjitime dhe një jo legjitime; ka dy Kryeministra, një në pension dhe një aktiv; e prapse prap ka humbur tërësisht kontrollin mbi territorin, mbi popullsinë dhe mbi institucionet e rendit e ligjit. Kjo është situatë tejet ekstreme, e rrezikshme dhe me pasoja afatgjatë, në aspektin e brëndshëm dhe në atë të marrëdhënieve me fqinjin grek.
 
Si e komentoni reagimin e Shqiperisë duke kërkuar reciprocitet në kufi dhe për qytetarët grekë, pas 23 vitesh?
Parimin e reciprocitetit nuk kemi shpikur neve dhe as e kërkojmë ne në mënyrë voluntariste. Reciprociteti është parim i Kartës së San Franciskos të Kombëve të Bashkuara qysh në vitin 1945. Nëse Shqipëria nuk e ka kërkuar konsiderimin e këtij parimi të OKB, kjo ka të bëjë me faktin se shteti ynë, së paku në këto 23 vitet e tranzicionit hibrid e ka humbur pak nga pak kontrollin mbi territorin, mbi popullsinë, institucionet sovrane, resurset natyrore e njerëzore e për rrjedhojë dhe mbi fqinjët e marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ardhja e mazhorancës së re në pushtet, sfidën më të madhe ka pikërisht rikthimin e rolit të shtetit mbi kontrollin e territorit, të popullsisë, të resurseve ekonomike themelore, institucioneve e të fqinjëve e marrëdhënieve ndërkombëtare. Shteti duhet t’i rikthejë shqiptarëve sovranitetin shtetëror, në kushtet e rendit të sotëm botëror të globalizimit e të parimeve Evropiane të integrimit. Në rastin e incidenteve në Përmet, nevojiten të mbahen parasysh Kushtetuta jonë e vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Statuti i Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, politikat e fqinjësisë së mirë, marrëdhënëiet midis shqiptarëve e fqinjit jugor që parakuptojnë mosndërhyrje në punët e brëndshme të njëri-tjetrit.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›