Lista e zgjedhësve e Flamurit, mungojnë 28 deputetë
Në listën paraprake të zgjedhësve të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile janë shfaqur mangësitë e pra.
Në këtë listë, sipas gazetës Shekulli, nuk rezultojnë 28 deputetë të Kuvendit. Bëhet fjalë për 15 deputetë të PD-së, 10 deputetë të PS-së dhe 3 deputetë të LSI-së.
Nga deputetët e PD-së nuk figurojnë emrat e ministrave Genc Ruli, Vangjel Tavo, Spiro Ksera si dhe emrat e deputetëve Lefter Maliqi, Selami Xhepa, Luçiano Boçi, Ledina Aliolli, Rrajmond Hoxha, Gjok Uldedaj, Florian Mimaj, Ilir Rusmali, Luan Skuqi, Rajmonda Bulku, Kosta Barka, Kreshnik Çipi.
Për PS mungojnë emrat e deputetëve Ermonela Felaj, Fidel Ylli, Marko Bello, Gazmir Bizhga, Hazir Gashi, Klodiana Spahiu, Ilir Bejtja, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Dashamir Peza.
Ndërsa tek LSI deputetët Lefter Koka, Vangjel Tavo dhe vetë kryetari i LSI-së, Ilir Meta.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Leonard Olli, këto janë lista paraprake dhe ka mjaftueshëm kohë për të bërë rregullimet e duhura deri në hartimin e listës përfundimtare.