E Diel, 1 Nëntor 2026

Listat, Gjiknuri: S’do të lejojmë manovra ilegale në këto zgjedhje

Të tjera rreth shkrimit Poni: Po verifikojmë 3431 dublime TIRANË – Deputeti Damian Gjiknuri nga selia e PS-së tha sot se realiteti me listat e zgjedhëve, që paraqiti dje zv.ministri i Brendshëm Poni, tregon dështimin e procesit të përgatisjes së listave të zgjedhjeve.

"U bëjmë apel të gjithë qytetarëve", - tha Gjiknuri,-"që për çdo problem të drejtohen në zyrat e PS-së, pasi PS-ja ka ngritur strukura në nivel qëndror dhe lokal për verifikimin e tyre. Refuzimi i transparencës dhe mosreagimi me të metat serioze të paraqitura nga ne, hedhin hije të forta dyshimi në vullnetin e qeverisë dhe përmbushjen e këtij detyrimi. Kjo mazhorancë nuk e ka vullnetin për të përmbushur standartet zgjedhore të kërkuara".

"Kësaj radhe", - përfundoi Gjiknuri,- "s'do të lejojmë manovër ilegale që të tjetërsojë vullnetin popullor në zgjedhjet e 23 qershorit".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›