E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listën unike serbe e dorëzon Zyra për Kosovën e Serbisë

I ashtuquajturi shef i të ashtuquajturi qark i Kosovës Vladeta Kostiq thotë se Listën unike serbe do ta dorëzojë Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë.

Kostiq ka thënë për Tanjugu në KQZ nuk është dorëzuar ende asnjë listë serbe për zgjedhjet e 3 nëntorit në Kosovë porse po vazhdojnë këshillimet.

Edhe në KQZ thonë se deri më tani nuk është dorëzuar asnjë listë serbe për zgjedhje e as ndonjë iniciativë qytetare ose grupi qytetar.

Një listë tjetër unike serbe, e cila quhet "Vidovdan" do të përkrahë Bojan Stojanoviqin si kandidat për prefekt të Graçanicës.

Ai këtë funksione kryen edhe tani, sepse, siç thotë Tanjug, ka fituar në zgjedhjet e mbajtura me ligje të Kosovës në vitin 2009 kur ishte kandidat i Partisë liberale serbe nga lista "Vidovdan", e që tani është riemëruar Lista unike serbe “Vidovdan". /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›