E Shtunë, 31 Tetor 2026

Litt Programet e pergjimit jane te ligjshme

Një top avokat në komunitetin e shërbimeve të inteligjencës amerikane ka mbrojtur të premtën ligjshmërinë e programeve të mbrikëqyrjes që kanë Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ato kanë parandaluar sulme terroriste, përfshirë edhe në Evropë ku këto programe kanë shkaktuar zemërim.

“Mos gaboni, sepse programet tona të inteligjencës, kanë ndihmuar në mbrojtjen e kombit tonë nga kërcënime të ndryshme – dhe jo vetëm kombin tonë, por edhe pjesën tjetër të botës”, tha të premten Robert Litt, këshilltari i përgjithshëm i Zyrës së Drejtorit të Sigurisë Kombëtare. Ai tha gjatë një fjalimi në Brookings Institute se Shtete e Bashkuara ka marrëveshje për shkëmbimin e informatave sekrete me aleatët, dhe se programi i mbikëqyrjes i Shteteve të Bashkuara funksionin në suaza të ligjit. Sipas tij, informatat e mbledhura nga emailat, dhe përgjimet e telefonave kanë sjell informata të çmueshme për 54 raste terroriste, përfshirë 41 raste ndërkombëtare, dhe 25 të tjera në Evropë. Këto të dhëna, sipas tij, i kanë mundësuar Shteteve të Bashkuara që t’i alarmojnë aleatët. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›