E Diel, 1 Nëntor 2026

Lituani, Kryeministri shkarkonMinistren e Ekonomisë për korrupsion

Lituani - Kryeministri lituanez, Algirdas Butkevicius vendosi sot të shkarkojë nga detyra ministren e Ekonomisë, Birute Vesaite pasi zhvilloi një udhëtim zyrtar në Kazakistan, në bordin e një avioni të marrë me qera nga një shoqëri lituaneze e angazhuar në negociata me ministrinë e saj.
 
“Ministrja ka paraqitur dorëheqjen, pasi u kthye nga udhëtimi. Ajo do të qëndrojë në detyrë deri ditën e hënë", deklaroi zëdhënësja, Evelina Butkute​​.
 
Ministrja lituaneze e Ekonomisë mori pjesë më 22 dhe 23 maj në një forum ekonomik në Astana, Kazakistan.

Marrë nga ATSH
(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›