E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lituania: Anëtarët e NATO-s duhet të japin garanci për të pasur paqe në Ukrainë

Anëtarët e NATO-s do të duhet të ofrojnë garanci për të pasur paqe në Ukrainë, tha të mërkurën ministri i jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.

“Nëse duam të kemi paqe në Ukrainë, do të duhet të ofrojmë garanci sigurie. Nuk ka mënyrë më të lirë për garancitë e sigurisë sesa neni 5 i NATO-s,” tha ministri.

“Lufta do të zgjidhet vetëm në fushën e betejës. Është një iluzion të thuash se nuk jemi në gjendje t’i furnizojmë Ukrainës me atë që i nevojitet,” shtoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›